Zgjerohet grupi i punës për zbatimin e rekomandimeve të Priebes

Maqedonia

Zgjerohet grupi i punës për zbatimin e rekomandimeve të Priebes

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 20:57
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme e miratoi Propozim-vendimin për plotësim të Vendimit për formim të grupit të punës për përgatitje dhe ndjekje të zbatimit të Planit për realizim të rekomandimeve të një grupi të ekspertëve për çështje sistemore të mbisundimit të ligjit, në lidhje me ndjekjen e komunikimeve.

Ky vendim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është sjellë bazuar në nevojën gjatë punës së saj të kyçen edhe përfaqësues të Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale në lidhje me dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekja joligjore e komunikimeve, nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim të informatave të klasifikuara, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë që do të ftohen sipas nevojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat