Dimitrov nuk beson se do të ketë propozim të ri për emrin gjatë takimit në Bruksel

Maqedonia

Dimitrov nuk beson se do të ketë propozim të ri për emrin gjatë takimit në Bruksel

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 21:11
Nikolla Dimitrov

Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov në prag të vazhdimit të negociatave për kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë vlerëson se procesi në anën e Maqedonisë do të përfundojë me maturinë e qytetarëve, duke shtuar se emri dhe identiteti nuk mbrohen nga sheshi, por me maturi.

“Referendumi është pjesë e programeve zgjedhore të më shumë faktorëve dhe në atë kuptim përgjegjësia nënkuptohet se është para së gjithash te politikanët, por edhe e të gjithë neve”, tha Dimitrov në një intervistë për Tv Telma.

Kreu i diplomacisë së Maqedonisë nuk pret propozim të ri në takimin që ndërmjetësi i KB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz e caktoi më datë 11 dhe 12 dhjetor në Bruksel me përfaqësuesit e të dy vendeve.

“Me siguri takimi i parë që do të realizohet pas një kohe të gjatë do të shfrytëzohet për sinjale dhe biseda rreth formatit, dinamikës dhe besoj se do të vazhdojë me atë formë dhe se nuk do të ketë propozim konkret, edhe pse e gjithë ajo është çështje e vlerësimit të tij”, tha Dimitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat