Nuhiu: Shkëputja nga krimi dhe korrupsioni, detyrë e shtetit

Maqedonia

Nuhiu: Shkëputja nga krimi dhe korrupsioni, detyrë e shtetit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 09:42
Agim Nuhiu

Zv.ministri i Punëve të Bredshme, Agim Nuhiu thekson se shteti përveç reforma në shërbimin sekret dhe gjyqësor, duhet të bëj edhe reforma në aspektin politik, në drejtim të orientimit pro perëndimor dhe largimin e ndikimit rus në vend.

“Tani mbetet detyrë e shtetit të bej një shkëputje nga krimi dhe korrupsioni që kaploi sistemin, të shuaj irredentizmin e thelluar me Greqinë dhe të synojë zgjidhjen e emrit, të forcojë marrëdhëniet me Bullgarinë, Shqipërinë e Kosovën të vendos një orientim të ri drejt NATO-s dhe BE-së dhe një distancim të ndikimit rus”, theksoi Agim Nuhiu, Zv.ministër i punëve të brendshme.

Ai këto komente i ka bërë në konferencën shkencore me temë, “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale, në procesin e integruar euroatlantik”, që u mbajt në Universitetin e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat