Seanca e 39-të, ja cilat propozim-ligje i miratoi Qeveria e Maqedonisë

Maqedonia

Seanca e 39-të, ja cilat propozim-ligje i miratoi Qeveria e Maqedonisë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 10:02
Qeveria

Qeveria në seancën e 39-të miratoi propozim-ligj për ndryshimin e ligjit për kontributet nga sigurimi i obliguar social, parashikohet korrigjim i vlerës së bazës më të lartë mujore për llogaritje dhe pagesës së kontributeve për të ardhurat nga marrëdhënia e punës nga një pagues për llogaritje dhe pagesën e kontributeve.

Në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp qëndron se ky propozim vendim është sjellur që të garantohet sigurim i papenguar i obligueshëm social të kategorisë “fermer individual”, gjegjësisht të personave të cilëve aktiviteti bujqësor u është profesioni i vetëm dhe të cilët realizojnë të ardhura në bazë të kryerjes së aktiviteteve bujqësore.

Në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për sigurimin shëndetësor, me të cilin propozohet ndryshimi i kategorisë së të siguruarve “bartës i ekonomisë bujqësore familjare” në kategorinë e të siguruarve “fermerët individualë” me qëllim të futjes së tyre të papenguar në sistemin e sigurimit të obliguar social.

Shqyrtoi dhe e miratoi propozim-vendimin për risistemimin e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe midis fondeve.

Risistemimi i mjeteve, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, bëhet që të sigurohen mjete për pagesën e obligimeve të arritura për llogari të projektet te të cilat është vërejtur ritëm më i ngadalësuar i realizimit.

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e miratoi Propozim-vendimin për plotësim të Vendimit për formim të grupit të punës për përgatitje dhe ndjekje të zbatimit të Planit për realizim të rekomandimeve të një grupi të ekspertëve për çështje sistemore të mbisundimit të ligjit, në lidhje me ndjekjen e komunikimeve.

Ky vendim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, është sjell në bazë të nevojave të dukshme në punën e saj të përfshihen edhe përfaqësues nga Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, nga Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit të cilët do të thirren sipas nevojës.

Ky vendim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është sjellë bazuar në nevojën gjatë punës së saj të kyçen edhe përfaqësues të Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale në lidhje me dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekja joligjore e komunikimeve, nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim të informatave të klasifikuara, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë që do të ftohen sipas nevojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat