Një trup i pajetë gjendet në ujërat e Liqenit të Ohrit

Maqedonia

Një trup i pajetë gjendet në ujërat e Liqenit të Ohrit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 16:06
Liqeni i Ohrit

Një trup i pajetë është vërejtur dje në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafallo biç” tek ura në kanalin “Studençisht”.

Trupin, siç informojnë nga policia e Ohrit, në orën 11 e 55 minuta e ka vërejtur një kalimtar rasti i cili ka lëvizur nëpër shtegun për këmbësorë nga ura tek kanali “Studençisht” drejt “Parkut” rreth dy metra largësi nga bregu.

Ngjarjen menjëherë e ka denoncuar tek policia e liqenit. Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë po bëhet ekspertizë e udhëhequr nga Prokurori publik dhe ekipet policore të SPB Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat