VMRO-DPMNE del sërish kundër gjuhës shqipe

Maqedonia

VMRO-DPMNE del sërish kundër gjuhës shqipe

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 20:16
VMRO-DPMNE

Sipas VMRO-DPMNE-së, ndryshimet e propozuara në ligjin për gjuhët janë tërësisht jo kushtetuese.

“Ligji për dygjuhësi është tërësisht jo kushtetues dhe në shumë nene i tejkalon kufijtë e kushtetutës. Në përputhje me këtë ligj Maqedonia do të fitojë gjuhën e dytë zyrtare në gjithë territorin e shtetit dhe i njejtë do të jetë në përdorim zyrtar në të gjitha institucionet në nivel qendror”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia e Gruevskit thonë se nuk do ta mbështesin këtë ligj ndërsa akuzojnë LSDM-në se po e ridefinon shtetin.

Faza e parë e propozim-ligjit u miratua dit më parë me votat e shumicës parlamentare, ndërsa shqyrtimi i fazës së dytë fillon më 22 nëntor për kur është thirrur seanca e komisionit kuvendor për çështje evropjane si komision amë, pasi ligji në fjalë miratohet me flamurin e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat