Visar Ganiu takon Bekim Jasharin dhe Ramiz Ladrovcin, ja çka vizituan

Maqedonia

Visar Ganiu takon Bekim Jasharin dhe Ramiz Ladrovcin, ja çka vizituan

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 22:41
Visar Ganiu takon Bekim Jasharin dhe Ramiz Ladrovcin

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka realizuar takim me dy kryetarë të komunave kosovare dhe ate me Bekim Jasharin kryetar të komunës së Skenderajit dhe Ramiz Ladrovcin kryetar të komunës së Drenasit.

Me këtë rast Ganiu në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

“Sot realizova një takim mjaft miqësor me Bekim Jasharin – kryetarin e komunës së Skenderajt dhe Ramiz Lladrovcin – kryetarin e komunës së Drenasit. Sfidat tona janë të përbashkëta në misionin e rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat që menaxhojmë prandaj bashkëpunimi do të kontribuojë çdoherë në gërshetimin e përvojave dhe strategjive më efikase të punës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat