Greminger: Qeveria e re e Maqedonisë duhet ta kthejë besimin te institucionet

Maqedonia

Greminger: Qeveria e re e Maqedonisë duhet ta kthejë besimin te institucionet

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 11:49
Thomas Greminger

Me përkrahje ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OSBE-në, Qeveria e re duhet të përqëndrohet në kthimin e besimit te institucionevet dhe përforcimin e proceseve demokratike. Vazhdimësia e reformave kërkon vullnet të fortë politik dhe vendosmëri, thotë për REL Sekretari gjeneral i OSBE-së, Thomas Greminger.

Në pyetjen e gazetares për atë se cila është reforma kyçe që duhet të bëhet në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, duke kujtuar se në raportin e fundit të Komisionit Evropian, Maqedonia u definua si shtet i ‘robëruar’, Greminger tha se Maqedonia ka kaluar shumë kriza, përfshirë këtu edhe sistemin gjyqësor dhe tani Qeveria e re duhet të punojë në rikthimin e besimit te institucionet, por gjithahstu duhet të jetë e qartë se ndryshimet thelbësore nuk mund të realizohen për kohë të shkurtë dhe pë të njejtat nevojitet vullnet i fuqishëm politik.

Për çështjen e refugjatëve dhe mundësinë që ata të jenë destabilizues i paqes në Ballkan, Greminger tha se trazitimi i refugjatëve nëpër këtë rajon nuk duhet të jetë element pengues, por në të kundërtën shkak tepër për dialog dhe bashkëpunim të forcuar rajonal dhe shprehu përkrahjen e OSBE-së në menaxhimin e çështjes së refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat