Anëtari i LSDM: Na konvenon kacafytja mes partive shqiptare, do e mbajmë fitilin ndezur

Maqedonia

Anëtari i LSDM: Na konvenon kacafytja mes partive shqiptare, do e mbajmë fitilin ndezur

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:59
Ahmeti Zaev

Një anëtar i LSDM në Shkup thotë se partisë së tyre i konvenon konflikti dhe kacafytjet mes partive shqiptare. Ai këtë e ndërlidh me zënkat e fundit mes BDI dhe Aleancës për Shqiptarët, duke thënë se kjo po i konvenon.

”Në këtë mënyrë ato po harxhojnë energji mes vete duke defokusuar qëllimet dhe premtimet e tyre politike. Ne përfitojmë kështu dhe në mënyrë të përkryer bëjmë punët tona. Ashtu ndodhi me buxhetin. Ne e bëmë punën më të madhe, e ata zihen non stop”, thekson për INA, anëtari i lartë i LSDM dhe i afërt me krerë të lartë të kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat