Amdi Bajram kalon në BDI

Maqedonia

Amdi Bajram kalon në BDI

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 08:14
Amdi Bajram

Deputeti aktual i partisë rome që është në koalicion me VMRO-DPMNE do të kalojë në rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të përkrahë këtë qeveri në kuvendin e Maqedonisë shkruan portali maqedonas Dokaz. Sipas portalit në fjalë e gjithë kjo bëhet me qëllim që Zijadin Sela të largohet nga qeveria aktuale dhe BDI të ketë numrin e nevojshëm për në qeveri pasi për të marrë PDSH-në në qeveri nuk gjeti përkrahje nga LSDM-ja.

Nuk dihet se a do të marrë partia e Amdi Bajramit ndonjë post qeveritar por një gjë dihet: Ai ka qenë drejtor i qendrës tregtare GTC të Shkupit ku së fundmi kanë dalë miliona euro të humbura. Me gjase ai do të tentojë që me përkrahjen e BDI-së dhe qeverisë të shpëtojë nga ndjekja penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat