BDI via PDSH, çka po ndodhë?

Maqedonia

BDI via PDSH, çka po ndodhë?

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 09:42
BDI PDSH

Koalicioni i fshehtë dhe ndihma e drejtpërdrejtë e PDSH-së, në zgjedhjet lokale në Komunën e Tearcës, Tetovës, dhe Strugës që deri diku rezultoi të ishte vendimtare për fitoren e kandidatëve te BDI-së krahas ndihmës së LSDM, duket se është drejt shpërbërjes.

PDSH e ka kuptuar se BDI ska kapacitet dhe forcë politike që ta marrë në Qeveri, dhe për tja “paguar” borxhin për përkrahjen e dhëne për kandidatët e BDI-së, e aq më pak BDI ka forcë për ta larguar Aleancën për Shqiptarët nga Qeveria, e gjithe thuhet se i është bërë me dije nga vetë Kryeministri Zaev, liderit të ASH se LSDM nuk është aspak e interesuar ta përfshije PDSH në Qeveri. Pamundësia e formimit të shumicës së këshillit në Komunën e Tetovës dhe mos gadishmëria e PDSh-së për ta përkrahur shumicën e këshillit dhe bartesin e listës të BDI, flet qartë se kjo përcarje është mjaft e theksuar.

Madje PDSH e ka kushtëzuar BDI qe tja jap Drejtorinë e Ndërmarjes publike Komunale Tetova, për ta votuar kryesuesin e këshillit nga rradhët e BDI. Në bazë të informatave që fol ka nga burime të sigurta brenda BDI.së ka siguriruar, thuhet se BDI aspak nuk është e interesuar tja japë këtë drejtori të rëndësishme PDSH-së, dhe mbase kysi duket do jetë shkaku i fundit për prishjen e koalicionit (të fshehtë) ndërmjet BDI-së dhe PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat