Zoran Zaev sot udhëton për vizitë pune në Serbi

Maqedonia

Zoran Zaev sot udhëton për vizitë pune në Serbi

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 11:54
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot pasdite do të udhëtojë për vizitë në Republikën e Serbisë, nën shoqërimin e delegacionit qeveritar, pjesë e të cilit do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski.

Axhenda e kësaj vizite zyrtare parasheh që nesër të ketë takim kokë më kokë mes Zoran Zaevit dhe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

Dy delegacionet qeveritare, më pas do të mbajnë seancë plenare të përbashkët, në të cilën do të bisedojnë për tema me interes të qytetarëve të dy vendeve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit.

Pas seancës plenare më pas është paraparë të ketë konferencë për shtyp të përbashkët mes Zoran Zaevit dhe Ana Brnabiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat