Vajgëll: Implikimi rus në Ballkan e nxiti zgjerimin e BE-së

Maqedonia

Vajgëll: Implikimi rus në Ballkan e nxiti zgjerimin e BE-së

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:49
Eurodeputeti slloven, Ivo Vajgëll

Eurodeputeti slloven, Ivo Vajgëll në Podgoricë deklaroi se ndikimi i Rusisë në Ballkan ka sjellë që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet më të lartë procesit të zgjerimit.

Në bisedën për gazetën malazeze “Pobjeda”, Vajgëll thotë se në BE nuk ka lodhje nga zgjerimi dhe se interesi i BE-së për rajonin po rritet.

“BE-ja është shumë i interesuar për stabilizimin e gjendjeve në kontinentin evropian, e kjo nuk do të ndodhë derisa Evropa Juglindore nuk bëhet pjesë e Unionit. Kur do të përfundojë procesi i integrimeve, atëherë do të zhduken edhe problemet e ndërsjella në rajon, por edhe mitet për të kaluarën, të cilat edhe sot sundojnë në Ballkan”, deklaroi Vajgëll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat