Hahn:Ligji për gjuhët nuk është prioritet

Maqedonia

Hahn:Ligji për gjuhët nuk është prioritet

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:04
Eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn

Eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn vlerëson se ligji për gjuhët është kërkesë tejet e arsyeshme, por ai ka përmendur se nuk është pjesë nga prioritetet e Brukselit, që për momentin kërkohet nga Maqedonia në rrugën e integrimit të saj në BE.

Ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Zaev, tha se autoritetet e Maqedonisë duhet t’i shënojnë sferat prioritare për të cilat do të fitojnë vlerësime pozitive nga Brukseli.

”Ligji për gjuhët nuk është pjesë e asaj që është dakorduar në këtë kontekst, por edhe njëherë do të them se në Bruksel angazhohemi që fokusi të vendoset në prioritetet, nëse kjo çështje mund të zgjidhet në kushte të tilla, nëse ka nevojë të definohen prioritetet, atëherë ato duhet të definohen sipas interesave kombëtare”, ka theksuar Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat