Qeveria miratoi pakon e masave të ardhshme të Planit 3-6-9

Maqedonia

Qeveria miratoi pakon e masave të ardhshme të Planit 3-6-9

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:25
Pamje nga seanca e Qeverisë

Qeveria në seancën e 38-të e shqyrtoi dhe e pranoi informacionin për “shqyrtim faktik të statusit të implementimit të masave të parapara në Planin 3-6-0, përfundimisht me 14 nëntorin.

Është miratuar edhe informacioni për aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme, që i përfshijnë përcaktuesit “6 dhe 9″ në plan.

Shqyrtimi faktografik i statusit të implementimit të masave të parapara në Planin 3-6-9 për tre muajt e parë tregon se pakoja e masave tregon se pakoja e masave në tre muajt e parë janë përmbushur në masë më të madhe, para së gjithash, si rezultat të vullnetit të fuqishëm politik dhe përpjekje të Qeverisë dhe institucioneve kompetente.

Një pjesë e masave realizimi i të cilave ka filluar apo është në vijim, kanë mbetur relevante edhe për muajin e ardhshëm.

Në “Planin narrativ” për muajin e ardhshëm, masat nga pjesa 6 dhe 9 janë definuar dhe azhurnuar në bazë të rekomandimeve të përmbajtura në raportin e Grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistemore nga sundimi i të drejtës dhe konsultimeve me të gjitha palët e prekura.

Masat e parapara është planifikuar të realizohen deri në dhjetor të vitit 2017/mars të vitit 2018 apo para publikimit të Raportit të ardhshëm të rregullt të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat