Presidenti Meta dhe zv.kryeministri Lika sot në Muzeun e Alfabetit në Manastir

Maqedonia

Presidenti Meta dhe zv.kryeministri Lika sot në Muzeun e Alfabetit në Manastir

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 08:22
Hazbi Lika- Ilir Meta

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, do të marrë pjesë në hapjen e Tribunës Shkencore organizuar me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit.

Në hapjen e Tribunës do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta. Ndërkaq, zëvendëskryeministri Lika dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Meta do të vizitojnë Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat