Sot mbahet seanca për lëndët “Trust” dhe “Trista”

Maqedonia

Sot mbahet seanca për lëndët “Trust” dhe “Trista”

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 09:33
ilustrim

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët e Prokurorisë speciale publike “Trust” dhe “Trista”. Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa janë akuzuar edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, mes të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it.

Në seancën e fundit, prokurorët e PSP-së e kanë parashtruar akuzën dhe kërkuan nga Gjykata në bazë të dëshmive të parashtruara, që të akuzuarit të shpallen fajtorë. Sead Koçan, megjithatë, u deklarua i pafajshëm për akuzat që kundër tij i ka parashtruar Prokuroria speciale publike, ndërsaj faj para Gjykatës nuk pranuan as i akuzuari i dytë Vasilije Aviroviq dhe i akuzuari i tretë Safet Vatiq.

Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski elaboroi se të akuzuarit Koçan, Aviroviq dhe Vatiq, si dhe firmat “Transmet”, “Sileks nemetali” dhe “Vato”, nën pretekstin e biznesit të suksesshëm, me mashtrim të rëndë, kanë keqpërdorur përafërsisht 1.060.000.000 denarë, respektivisht 17 milionë euro, para të qytetarëve. Prona e tyre, sipas tij, ka qenë që në mënyrë të pandershme të fitohet tender i SHA “ELEM” dhe me dokumentacion të falsifikuar, të fitohet puna. Sipas dëshmive që do t’i prezantojë PSP, tha Bubevski, do të dëshmohet se me një grumbull të dokumenteve të rrejshme, janë shkelur parimet e konkurrencës së shëndoshë dhe janë shkelur rregullat e furnizimeve publike.

Mbrojtja e të akuzuarve vlerëson se ata janë akuzuar pabazë, se dëshmitë dhe ekspertiza, të parashtruara nga PSP janë jorelevante dhe se rreth këtij rasti po ngrihet “famë mediale”. Në lëndën “Trista” megjithatë akuzohet ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve.

Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë marrëveshje për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedonia SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup dhe Auto Kuqa SHPK Shkup, të zgjedhur si oferta më të volitshme ekonomike. Në këtë lëndë, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat