Ky është misioni i eurokomisarit Han në Maqedoni

Maqedonia

Ky është misioni i eurokomisarit Han në Maqedoni

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 10:03
Johanes Hanh

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han sot në Shkup do ta fillojë fushatën e re “Besojmë në ty, investojmë në ty, BE për ty”, e cila ka të bëjë me tre sektorët mbështetës: punësim, arsim dhe inkluzion social, të financuara nga IPA Programi operativ për resurse njerëzore 2007-2013.

Në kuadër të fushatës, Han do ta vizitojë Agjencinë për punësim, do të shëtisë me autobusin e BE-së dhe do t’ju drejtohet shfrytëzuesve në kuadër të projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve” të zbatuar nga Agjencia për punësim.

Fillimi i fushatës do të shënohet në BE Info qendrën, ku përveç Hanit, parashihen fjalime të ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani, ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe të Financave, Dragan Tevdovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat