89 amandamente për Ligjin e gjuhëve në Maqedoni

Maqedonia

89 amandamente për Ligjin e gjuhëve në Maqedoni

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:43
Kuvendi i Maqedonisë

Afati për dorëzimin e amendamenteve për ligjin për përdorimin e gjuhëve ka skaduar mbrëmë. OBRM-PDUKM dorëzoi 83 amendamente për ligjin për gjuhët, LSDM katër dhe Lëvizja Besa dy amendamente.

OBRM-PDUKM, thotë se me anë të amendamenteve do të intervenojë aty ku mendon se vihet në rrezik gjuha maqedonase. LSDM-ja tha se amendamentet do t’i parashtrojë në drejtim të pastrimit të dilemave rreth gjobave që parashikon ligji.

Lëvizja Besa thotë se përmes amendamenteve do të kërkojë zyrtarizimin dhe jo vetëm avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Më 22 nëntor propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në rend dite në Komisionin për Çështje Evropiane.

Pas tre ditëve, i njëjti do të kalojë në Komisionin Juridiko-ligjvënës dhe më pas në seancë plenare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat