Hahn: Më garantuan se reformat do të vazhdojnë

Maqedonia

Hahn: Më garantuan se reformat do të vazhdojnë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:23
Johanes Han

Duhet të miratohen të gjitha ligjet në sferat e gjyqësorit, shërbimit të inteligjencës dhe administratës publike, që janë çështje kyçe për marrje të rekomandimit pozitiv nga BE-ja. Shpresojmë se ajo do të ndodhë dikund në shkurt, me shpresë se bisedimet do të fillojnë vitin e ardhshëm.” ka deklaruar Johanes Han.

Sa i takon çështjes së emrit dhe takimit të partive politike në shtëpinë e Zhan Monesë në Paris, Han tha se kjo është një çështje për të cilën nuk dëshiron të komentojë, pasi është akoma herët. Ai e vlerësoi si pozitive zbatimin e masave për ndërtim të besimit si dhe kontaktet mes përfaqësuesve relevantë. Ai  theksoi më tej se Bashkimi Evropian ka vërejtur se  përmirësim në fushën e sundimit të ligjit në vend. Konsideroj se sundimi i ligjit në vend, është po ashtu një pjesë e zhvillimit shoqëror dhe ne shohim përmirësim në këtë fushë. Siç jemi shumë të fokusuar në sundimin e ligjit, pavarësinë në gjyqësor, vlerësoj se kjo është adresuar në mënyrë adekuate nga institucionet relevante dhe të gjitha komentet dhe rekomandimet e ODIHR-it, jo vetëm që do të lexohen por edhe do të merren parasysh dhe sipas saj do të veprohet për zgjedhjet e ardhshme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat