Fatime Fetai: Pushimi mjekësor nuk e arsyeton mungesën e të akuzuarit Popovski

Maqedonia

Fatime Fetai: Pushimi mjekësor nuk e arsyeton mungesën e të akuzuarit Popovski

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:27
Fatime Fetai

Ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski, i cili akuzohet në lëndën “Treqind” të PSP-së sot nuk u paraqit në seancën gjyqësore në Gjykatën Penale të Shkupit për arsye shëndetësore. Gjykimi është shtyrë për më 27 nëntor.

Prokurorja e PSP-së Fatime Fetai kërkoi ekspert mjekësor për të konfirmuar nëse i akuzuari mund të marrë pjesë në seancat gjyqësore. “Popovskit ndoshta do t’i duhen dy vjet për t’u rikuperuar dhe vallë ne aq do të presim”, tha Fetai. Popovski dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me furnizimin publik të 300 automjeteve, me çka e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë të paligjshme i ka ndarë marrëveshje për shit-blerje dhe mbajtje të automjeteve Porshe Maqedoni SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobila Ruis SHPKNJP Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe Auto Kuqa SHPK Shkup, të zgjedhur si oferta më të volitshme ekonomike. Në këtë lëndë, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat