KEMM: Mediet duhet të vendosin vetë, e jo qeveria

Maqedonia

KEMM: Mediet duhet të vendosin vetë, e jo qeveria

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:35
KEMM

Në kumtesën e KEMM-së thuhet se funksionimi efikas i vetë rregullimit në media përjashton çfarëdo lloji të vendosjes së standardeve gazetareske mediatike në kornizë ligjore dhe vendosje të sanksioneve ndaj mediave për mosrespektimin e tyre.

“Kur bëhet fjalë  për raportim etik dhe profesional, asnjë qeveri dhe parti politike nuk duhet të vendosin në emër të mediave. Në atë drejtim, KEMM i kundërshtohet Propozim – ndryshimeve të nenit 61 në Projekt ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, që ka të bëjë me parimet dhe standardet në punën e radiodigfuzerëve, si dhe të ndryshimeve në nenin 145, me të cilat propozohet shqiptimin e dënimeve nëse standardet profesionale nuk respektohen”, thuhet në kumtesë. 

Në rrethana në të cilat vetë rregullimi në media në shtet në mënyrë graduale filloi të pranohet dhe gjithnjë e më tepër të përkrahet puna e Këshillit për etikë në media, thuhet në tekst, vendosja e pengesave të ndryshme nga ana e Qeverisë në atë rrugë dhe margjinalizimi i punës së Këshillit do të rezultojë me zvogëlimin e përgjegjësisë te vetë mediave dhe përkrahja e praktikës së cenzurës dhe vetë cenzurës. Duke i përshëndetur angazhimet paradokohe të shprehura të Qeverisë për inkurajim të fuqishëm të sistemit të vetë rregullimit mediatik, KEMM përkujton se vetë rregullimit nuk duhet t’i jepet rëndësi e shkallës së dytë, por të jetë një nga prioritetet në arritjen e ndryshimeve dhe reformave në punën e mediave.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat