Xhaferi: Kultivimi i pasurive gjuhësore dhe kulturore në kontribut për një të ardhme më të mirë

Maqedonia

Xhaferi: Kultivimi i pasurive gjuhësore dhe kulturore në kontribut për një të ardhme më të mirë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:55
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Alfabeti, gjuha dhe shkrim-leximi janë shumë më shumë se vetëm mjet komunikimi, ato janë vlerë në vete, mbrojtës i traditës dhe identitetit kombëtar. Në nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit, u kodifikua alfabeti shqip dhe kjo kishte ndikim të rëndësishëm mbi ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe mbi unitetin ndër shqiptarët", thotë Xhaferi në urimin. 

Republika e Maqedonisë, shton Xhaferi, është vend në të cilin kultivohen dhe respektohen dallimet dhe me kultivimin e pasurisë gjuhësore dhe kulturore të të gjithë qytetarëve, ne kontribuojmë kah ruajtja e vlerave të përbashkëta të përhershme dhe ky është investim për një ardhmëri më të mirë të gjeneratave tona të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat