Investuesit e interesuar do të kryejnë kontroll në gjendjen e Fenit

Maqedonia

Investuesit e interesuar do të kryejnë kontroll në gjendjen e Fenit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:56
Ilustrim

Investuesit e interesuar potencial për Feni Industri, të shoqëruar nga përfaqësues nga tre bankat kreditore më të mëdha, prej nesër do të kryejnë kontroll fillestar në gjendjen e kombinatit me qëllim që të propozojnë plan për riorganizim në kohë adekuate.

Për këtë drejtuesi i përkohshëm i falimentuar, Mirosllav Anastasievski tanimë e ka informuar pronarin e tanishëm Kuniko, ndërsa pajtueshmëri parimore kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Fenit në takimin e sotëm me bankierët.Për kombinatin ka tre investues të interesuar serioz, ndërsa paraqiten edhe të rinj. Bankierët nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe kompania bullgare Enekod të japë ofertë në qoftë se nuk i përmbushin kushtet e kërkuara.

Nga investuesit potencial në Feni kërkojnë të kenë të paktën 20 milionë euro për financim të procedurës falimentuese, për mjete qarkulluese dhe për shlyerje të detyrimeve minimale ndaj bankave, si dhe detyrimeve ndaj kreditorëve.Përfaqësuesit nga bankat shpresojnë se nuk do të kenë probleme gjatë kontrollit, por presin që pronari i tanishëm sërish përmes procedurave juridike të përpiqet ta zvarrisë procedurën e falimentimit për kombinatin e metalurgjisë.

Thonë se procedura e falimentimit mund të evitohej nëqoftë se Kuniko kishte qëllim që t’i shesë aksionet e Fenit siç fillimisht ka njoftuar me ç’rast investuesi i ri duhej t’i paguaj borxhet prej 60 milionë euro plus një euro, por shtojnë se një qëllim i këtillë nuk ekziston, ndërsa Enekod nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Enekod madje nuk ka dëshirë ose fuqi financiare që ta ngrit koncentratin në vlerë prej 62.000 euro, që është nevojshme për punën e Fenit, që tanimë një kohë është i deponuar në Portin e Selanikut dhe për të cilin paguajnë qëndrim nga 1.200 euro në ditë.Feni Industri SHA Kavadar ka borxhe prej rreth 60 milionë eurosh prej të cilave 40 milionë u ka borxh Bankës Komerciale SHA Shkup, Stopanska bankës SHA Shkup dhe Sillk roud banka SHA Shkup, ndërsa të tjerat disa kreditorëve të tjerë më të vegjël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat