Nesër seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia

Nesër seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:57
Zoran Zaev dhe Boyko Borisov

Maqedonia dhe Bullgaria nesër në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do të mbajnë seancën e parë qeveritare të përbashkët.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, në seancë pritet që nga Zoran Zaev dhe Boyko Borisov të nënshkruajnë marrëveshje dhe memorandume dhe të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Për momentin nuk bëhen të ditur emrat që do të jenë në ekipet e të dy delegacioneve.

Pritet që në fokus të bisedimeve të jetë përparimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe tema tjera me interes të përbashkët për dy vendet.

Sipas agjendës parashihet vendosje e luleve në përmendoren e kryetarit Boris Trajkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat