BNJVL zgjedhë kryetarin e ri

Maqedonia

BNJVL zgjedhë kryetarin e ri

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:57
BNJVL

Seanca konstituive e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikë së Maqedonisë – BNJVL do të mbahet më 29 nëntor të vitit 2017 në hotelin “Aleksandar Pallas”, me fillim në orën 12. 

Kuvendi i përgjithshëm është trupi më i lartë i Bashkësisë dhe zgjedh anëtarë të Këshillit Drejtues, i cili do të mbajë seancë të shkurtër në të cilën do të zgjidhet kryetari i Këshillit Drejtues, i cili njëherit është edhe kryetar i BNJVL-së. 

Kuvendin e përgjithshëm i BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë, ndërsa secili delegat ka të drejtë të një vote. Kryetarët e komunave sipas funksionit janë delegatë të Kuvendit të përgjithshëm, ndërsa kryetarët e këshillave komunalë janë zëvendës të tyre. Delegatët e Kuvendit të përgjithshëm janë edhe nëntë anëtarë nga radhët e anëtarëve të Komiteteve të këshillave. Deri tani funksionin kryetar të Këshillit Drejtues të BNJVL-së e ka kryer Koce Trajanovski, ndërsa nënkryetarë ishin Zoran Damjanovski dhe Nevzat Bejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat