Shekerinska: Kemi forca dhe miq për tu bë anëtare e NATO

Maqedonia

Shekerinska: Kemi forca dhe miq për tu bë anëtare e NATO

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:58
Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në suaza të vizitës zyrtare në Kroaci u takua me presidenten kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq. Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve dhe mbështetja nga ana e Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian

Ministrja Shekerinska i ka theksuar prioritetet e Qeverisë dhe reformat aktuale politike, shoqërore, dhe të mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë. “Ne nuk e kërkojmë anëtarësimin si dhuratë. Me përkushtim punojmë ta meritojmë anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. Maksimalisht jemi të fokusuar në avancimin e gjendjes përmes zgjidhjes së çështjeve të hapura, e jo shmangie të të njëjtave”, ka theksuar Shekerinska në takimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat