Angjushev: Të ulet dogana për import të baterive litium-jon për automjetet elektronike

Maqedonia

Angjushev: Të ulet dogana për import të baterive litium-jon për automjetet elektronike

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:06
Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koco Angjushev pret që për disa javë ministritë e ekonomisë dhe të financave t’i harmonizojnë qëndrimet rreth uljes së doganës për import të baterive litium-jon të destinuara për automjetet elektrike dhe masa të hyjë në fuqi.

Reduktimi i doganës, siç tha ai, është në kërkesën e një kompanie polake, e cila ka për qëllim që në vend të prodhojë autobusë dhe motoçikleta elektrike.

“Është e nevojshme që ministritë të harmonizohen nëse masa do të zbatohet vetëm për eksportin, gjegjësisht nëse vlen vetëm për prodhimin e destinuar për eksport”, tha Angjushev, dhe shtoi se masa ishte dizajnuar vetëm për ta përmirësuar eksportin e Maqedonisë dhe të prodhohen automobila elektrike që do të synohet për eksport, tha Angushev para promovimit të Zyrës së Konfindustrisë italiane në Maqedoni.

Ai deklaroi se gabimisht në Ligjin tonë është vendosur doganë prej 15 për qind për import të baterive të litiumit.

“Me këtë prodhimtaria nuk mund të jetë konkurrues. Ne duam ta barazojmë atë për të qenë konkurrues ashtu si ai evropian”, thekson Angjushev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat