Qeveria paralajmëron heqjen e dënimeve ndaj mediave

Maqedonia

Qeveria paralajmëron heqjen e dënimeve ndaj mediave

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:47
Qeveria

Qeveria nuk guxon dhe nuk duhet të jetë motor i reformave në media, por do të jetë gjithmonë mbështetës dhe shtytës i reformave në këtë sektor të rëndësishëm të shoqërisë.

Kështu deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski sipas të cilit i takon Qeverisë që të krijoj kushte që punonjësit në media, shoqatat e gazetarëve t’i realizojnë vetë me sukses reformat në sektorin e tyre. Ndërkohë që paralajmëroi heqjen e Nenit 61 nga Ligji për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audio Vizuele që ka të bëjë me dënimet, por se për të po debaton me palët e interesuara dhe se nuk do të shpejtojnë me propozim ndryshimet e të njëjtit.

Është ironike të thuhet se Qeveria është motor i reformave në media. Nuk guxon. Duhet të jenë punonjësit në media, gazetarët, shoqatat e gazetarëve, vetë mediat. Ne si Qeveri të vetmen ambicie kemi t’u sigurojmë hapësirë, debat dhe mekanizëm. Ne jemi mjet për realizimin e asaj që ata mendojnë se duhet bërë. Nuk duhet të bëhet, nuk duhet. Si të merren vesh, ashtu duhet të jetë- deklaroi Damjan Mançevski, ministëri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.

Mançevski ndan mendimin se edhe mediat online (portalet) duhet të regjistrohen, respektivisht të dihet të paktën njëri prej redaktorëve në mënyrë që opinioni të dijë kujt t’i drejtohet. Ndërkaq, Fani Karanfillova nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni thekson se reformat në media kërkojnë zgjidhje urgjente dhe janë ndër reformat më të rëndësishme që duhet bërë.

Sektori mediatik është një nga më të vështirët ose po aq i vështirë sa reformat gjyqësore, për shkak se bëhet fjalë për interesa të mëdha. Do të duhet të merren vesh dhe të punohet në mënyrë profesionale nga ana tjetër. Debati patjetër të hapet, të gjitha mangësitë të theksohen dhe të shohim se a kemi kapacitet si shoqëri të nxjerrim maksimumin, respektivisht të gjejmë zgjidhje ligjore- deklaroi Fani Karanfillova Panovska, Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Këto komente u bënë në kuadër të Konferencës së trembëdhjetë ndërkombëtare për E-shoqëri “Liria dhe privatësia”. Në konferencën e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis synohet të krijohet koalicion i organizatave qytetare dhe të mediave për mbikëqyrjen e realizimit të reformave në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat