Janeva: Gruevski i ftuar si dëshmitar për proces parahetimor në lidhje me përqindje të marrë për energji elektrike

Maqedonia

Janeva: Gruevski i ftuar si dëshmitar për proces parahetimor në lidhje me përqindje të marrë për energji elektrike

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 18:38
Nikolla Gruevski

Ish kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski sot disa orë qëndroi në hapësirat e Prokurorisë speciale publike në Shkup, ku u ftua në cilësi të dëshmitarit në procedurë të re parahetimore, informoi prokurorja speciale, Katica Janeva.

Pas bisedës informative, Janeva tha se bëhet fjalë për lëndë të sapo hapur për hetim financiar për përqindje të marrë për energji elektrike, që është hapur pas ekspertizës së kryer të dy bisedave telefonike, që në vazhdimësi kryhen nga një person.

Procedura parahetimore, në të cilën Gruevski është ftuar si dëshmitar, sipas Janevës, ka ngjashmëri me hetimet financiare që veçmë kryhen nga PSP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat