Inaugurohet rruga Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj

Maqedonia

Inaugurohet rruga Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 09:45
Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot, pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Bullgarisë në Strumicë, me ftesë të kolegut të tij bullgar, ministrit të Zhvillimit rajonal dhe Punëve Publike Nikollaj Nankov, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës së sanuar III-1084 “III-108-Starçevo-Kërnalovë-Prvi Maj”, në Bullgari.

Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, rruga e sanuar në pjesën bullgare është e rëndësishme për banorët e të dy anëve të kufirit, sepse e lehtëson komunikimin deri te vendkalimi kufitar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, Zlaterovo-Novo Sellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat