Drejtori i Qeverisë Zaev shpenzon 3577 euro për një biletë avioni

Maqedonia

Drejtori i Qeverisë Zaev shpenzon 3577 euro për një biletë avioni

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:44
Zoran Zaev

Pushteti i ri në Maqedoni merr shenjat e pushtetit të kaluar.

Aleksandar Donev është drejtor i Agjencisë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit të Maqedonisë. Ai më herët ka qenë edhe një ndër protestuesit më të zëshëm të ”Revolucionit Laraman” nga ku ngrisnin zërin kundër pushtetit të VMRO-DPMNE-së, ndër to edhe për harxhimet stratosferike të pushtetit që udhëhiqej nga Nikolla Gruevski.

Por, tani që janë ndërruar drejtorët e institucioneve shtetërore ish-protestuesi e tani drejtori Donev ka bërë një gjë të njejtë me pushtetin kundërt të cilit protestonte. Ka harxhuar rreth 3577 euro për një biletë avioni për në Argjentinë ku duhej të zhvillonte disa takime promovuese për turizmin e Maqedonisë.

”Agjencioni për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedoni i realizon harxhimet në mundësi më të mira ekonomike dhe me qëllim të mirë. Për herë të parë kam fluturuar me biznes klasë për në Argjentinë për shkak se rruga është e gjatë, më shumë se 17 orë, dhe atje kisha agjendë të ngjeshur, shumë takime dhe duhej efikasitet. Në të gjithë udhëtimet tjera kam fluturuar me klasën ekonomike dhe me buxhete të vogla” thotë direktori Donev, pasi ai u kritikua shumë nëpër rrjetet sociale.

Përndryshe, bileta ekonomike për në Argjentinë ka kushtuar 180.000 denarë apo 2926 euro kurse Donev e ka zgjedhur atë më të shtrenjtën, biznes klasë që ka kushtuar hiç më pak se 3577 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat