Maqedonia, u shndërrua në qendër të trafikimit të emigrantëve

Maqedonia

Maqedonia, u shndërrua në qendër të trafikimit të emigrantëve

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:12
Ilustrim

“Problemi me të cilin përballemi ne si shtet ka të bëjë me trafikimin e emigrantëve në Greqi dhe pamundësia që të marrim një informatë se çfarë ndodh me ata emigrantë që kanë lëshuar kampin në Tabanovc me qëllim që të bashkohet me grupe trafikuese dhe të gjejnë rrugëdalje ilegale nga territori i Maqedonisë. Grupet trafikuese gjenden në afërsi të kufirit në Tabanov”, tha Pirovska.

Ndërkaq, shefi i UNHCR-së në Maqedoni, Dag Sigurdson në tryezën e rrumbullakët “Gjendja momentale, sfidat dhe hapat e ardhshme në përballjen me krizën e emigrantëve” tha se profili i njerëzve që depërtojnë në Maqedoni ka ndryshuar nga ai që ka qenë më herët dhe se edhe pse numri zyrtar është 130 në praktikë është e dukshme se qarkullojnë më shumë emigrantë. “Është interesante se profili i njerëzve që sillen në Maqedoni tash është ndryshuar. Nëse në fillim kishim vetëm nga Siria dhe Iraku, tash kemi edhe njerëz të shteteve tjera. Pjesa më e madhe që sillen tash janë të gjinisë mashkullore dhe se i takojnë një grupi të caktuar duke përdorur mjetet të ndryshme të transportit, si trafikues të qenieve njerëzore. Deri më tash kemi 130 njerëz që kanë kërkuar azil, por shumica prej tyre kanë ikur para se të procedohet rasti i tyre. Kjo dëshmon se ata nuk duan të qëndrojnë në Maqedoni. Nëse e shohim këtë numër nuk korrespondon me numrin e njerëzve që qarkullojnë në praktikë”, tha Sigurdson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat