SPGPM mbështet kërkesat e ish të punësuarve në MPM

Maqedonia

SPGPM mbështet kërkesat e ish të punësuarve në MPM

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:21
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM)

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM) mbështet kërkesat e ish të punësuarve në Media Print Maqedoni, për mospagesën e rrogave dhe honorareve.

“SPGPM solidarizohet me ish të punësuarit në MPM dhe kërkesat e tyre sa më parë të zgjidhen nga institucionet kompetente, me qëllim që të gjendet mënyrë për t’u paguar rrogat dhe honoraret”, thonë nga SPGPM.

Ata gjithashtu thonë se shkaktar kryesor për shuarjen e gazetave dhe mediave online janë menaxhmenti i kompanisë.

SPGPM ju bën thirrje institucioneve kompetente që më seriozisht të merren me këtë rast dhe gjendet zgjidhje për pagesën e rrogave për 400 ish të punësuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat