Roaming çmime më të lira me Bullgarinë, lihet anash Kosova dhe Shqipëria

Maqedonia

Roaming çmime më të lira me Bullgarinë, lihet anash Kosova dhe Shqipëria

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

Maqedonia dhe Bullgaria sot kanë nënshkruar memorandum për zyrtarizimin e zvogëlimit të tarifës ndërkombëtare për roaming në shërbimet tele komunikuese. Ky është roaming i parë që lirohet ndërsa roaming me Kosovën dhe Shqipërinë do të pres edhe shumë kohë.

Memorandumin  e kanë nënshkruar ministri  për shoqëri informatike Damjan Mançevski kurse nga pala bullgare Ivajllo Moskovski dhe kjo është bërë në takimin e sotëm të mbledhjes së dy qeverive. Në anën tjetër qytetarët shqiptarë edhe më tej do të vazhdojnë të paguajnë çmimet më të larta për të komunikuar me qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Burimet tona nga kjo ministri bëjnë të ditur se roaming me këto dy shtete akoma nuk është përmendur në ansjë takim zyrtar dhe nuk pritet që këtë vit të ketë ndryshim në këtë aspekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat