Furnizimet Publike fillimisht publike më pas përzgjedhja e ofertave

Maqedonia

Furnizimet Publike fillimisht publike më pas përzgjedhja e ofertave

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:57
Drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Gjorgievski

Prej 1 dhjetorit çdo marrëveshje për furnizime publike e dakorduar prej cilit do institucioni shtetëror ose publik nën kompetencat e Qeverisë, ndërsa me rekomandimet edhe të komunave dhe institucioneve të tjera publike, do të mund të realizohet pasi fillimisht të publikohet në ueb-faqen e çdo institucioni.

Drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Gjorgievski thekson se publikimi i marrëveshjeve për furnizime publike së bashku me pezullimin e Këshillit për furnizime publike janë pjesë e reformave të parapara në sistemin për furnizime publike të cilat do të pasojnë edhe me sjelljen e një ligji krejtësisht të ri për furnizime publike sipas standardeve evropiane. Nevojën për reforma krahas Qeverisë e theksuan edhe afaristët dhe sektori i shoqërisë civile, ndërsa do të zbatohen me mbështetjen e BE-së dhe SIGMA.

Reformat duhet të sjellin ndryshime serioze në sistemin aktual, lehtësimin e procedurave dhe rritjen e parimeve themelore në furnizimet publike të cilat nuk ekzistojnë në vendimin e deritanishëm. Ligji i ri pritet të sillet deri në tetor të vitit të ardhshëm. “Byroja për Furnizime Publike është në fazën e përpunimit të ligjit të ri për Furnizime publike i cili e kthen Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

Janë duke u marrë parasysh rregullativat e BE-së prej vitit 2014. Do të dëgjohen të gjitha mendimet e opinionit profesional dhe më të gjerë që të mos sjellim si në vitin 2013 ligj të përshpejtuar dhe me ndryshimet e shpeshta të shkaktohet pasiguri juridike e organeve kontraktuese dhe e operatorëve ekonomik. Qëllimi është të fitojmë ligj bashkëkohor i cili do t’i implementojë përvojat e deritanishme pozitive, por edhe t’i çrrënjosim efektet negative të cilat janë të dukshme”, thekson Gjorgievski. Ligji i ri pritet të sillet në tetor të vitit 2018, ndërsa opinioni profesional dhe më i gjerë do të ketë kohë të mjaftueshme për komente dhe propozime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat