KE, kritikon Maqedoninë për neglizhencë në reformimin e DSK dhe Planin 3-6-9

Maqedonia

KE, kritikon Maqedoninë për neglizhencë në reformimin e DSK dhe Planin 3-6-9

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:59
Ilustrim

Komisioni Evropian përmes Ambasadës së Maqedonisë në Bruksel ka kërkuar nga Qeveria e re realizimin e reformave urgjente nga plani “3-6-9”. Në dokumentin, të cilin e siguroi Alsat M, u.d ambasadori në Bruksel, Vlatko Stankovski thuhet se Komisioni mban qëndrimin se Qeveria e Zoran Zaev, shumë mund harxhon në marrëdhëniet me opinionin në vend që të fokusohet tek reformat

Ata presin rezultate nga reformat deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm. KE paralajmëron Qeverinë se negativisht do të ndikoj ndaj vendit nëse bëhen ndryshime në ligjet që kanë të bëjnë me mediat, sferë që nuk është prioritare për BE-në. Komisioni Evropian kërkon rezultate konkret edhe rreth reformimit të policisë sekrete.

Nga Ambasada në Bruksel, KE ka kërkuar afate se çfarë mund të bëhet deri në fund të këtij viti e çfarë deri në janar të vitit 2018-të. Në dokument nënvizohet se Komisioni nuk mund të kuptoj pse po zvarritet që Parlamenti të ketë kontroll më të përforcuar ndaj DSK-së. Në pjesën e gjyqësorit, Komisioni ka vërejtur hapa të mirë. Megjithatë, në dokument thuhet se përbërja e Këshillit Gjyqësor vështirë do të zgjidhet. Kërkojnë që reformat në këtë grup të jenë sipas rekomandimeve të Pribes, që vështirë mund të realizohen deri në fund të vitit. Nga Komisioni vlerësojnë se për ndryshime në Këshillin Gjyqësor do të nevojiten edhe ndryshime kushtetuese. Rekomandimi është që të bëhet revizioni i punës së Këshillit, e më pas të ndërmerren hapa tjerë. Mes tjerash, në dokument shkruan edhe se në mënyrë aktive do të bëhet lobi që të përmbushet kërkesa e kryeministrit Zoran Zaev, që në dhjetor të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat