Dimitrov-Zakharieva: Marrëveshja për fqinjësi të mirë sa më shpejtë të hyjë në fuqi

Maqedonia

Dimitrov-Zakharieva: Marrëveshja për fqinjësi të mirë sa më shpejtë të hyjë në fuqi

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:24
Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva

Marrëveshja për miqësi me Maqedoninë mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit. Paralajmërimi ka dalë nga bisedimet e sotme të ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva në kuadër të takimit të sotëm të përbashkët të dy qeverive.

“E përshëndesim hapin e qeverisë bullgare që vendosi ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend. Shpresoj se deri në fund të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm edhe ne do ta ratifikojmë”, ka thënë Dimitrov.

Ministrja bullgare Zakharieva deklaroi se është e kënaqur për mbajtjen e seancës së përbashkët të dy qeverive në Strumicë.

“Gëzohem që qeveritë tona u takuan sot në Strumicë pasi 18 vite nuk kemi pasur seancë ndërqeveritare”, ka thënë Zaharieva.

Dy diplomatët kanë deklaruar se do të bëjnë përpjekjet që Parlamentet e dyja vendeve sa më shpejtë të ratifikojnë marrëveshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat