Më në fund Aleanca dorëzon emrin e ministrit të ri te Zaevi dhe ankohet se tejzgjatet procesi

Maqedonia

Më në fund Aleanca dorëzon emrin e ministrit të ri te Zaevi dhe ankohet se tejzgjatet procesi

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:42
ASH

Aleanca për shqiptarët ka dorëzuar emrin e ri të ministrit të saj në qeveri në vend të Arben Taravarit. Ai është Vullnet Ferati nga Tetova njofton Alsat-M. Sipas Elmi Azirit nga Aleanca nuk do të ketë ndryshime të ministrisë që ata kanë udhëhequr me dy ministri të reja ashtu sikur spekulohej në media.

Sipas NovaTv Sela dhe Zaev sot kanë patur bisedë telefonike ku Sela i është ankuar Zaevit se ky proces po zgjatet tepër.

Pëndryshe Zoran Zaev mbrëmë në Manastir mori pjesë në manifestimin për Alfabetin shqip mirëpo aty mungonte Ziadin Sela. Emërimi i ministrit të ri nga Aelanca për shqiptarët përsëri nuk dihet se kur do të ndodh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat