“Vetëm 13 kopshte në Maqedoni punojnë edhe pasdite”

Maqedonia

“Vetëm 13 kopshte në Maqedoni punojnë edhe pasdite”

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Trembëdhjetë kopshte për fëmijë e pranuan projektin për punë në turnin e dytët dhe kemi 20 kopshte për fëmijë që punojnë secilën të shtunë të parë të muajit dhe mendoj se efektet janë arritur”, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

E pyetur si zhvillohet projekti për turnin e dytë në kopshtet që nga 1 shtatori filloi në Maqedoni, Carovska tha se ky është vendim i Qeverisë dhe deri tani nuk ka dëgjuar se ka komunë ku prindërit kërkojnë, ndërsa komunat nuk hapin turn të dytë.

“I stimulojmë të gjitha kopshtet për fëmijë që kanë vërtetë prindër të cilët kanë nevojë për punë të kopshteve për fëmijë me turn të dytë kjo të zbatohet dhe të kemi numër të saktë. Atje ku ka nevojë ka turn të dytë, por është me rëndësi institucionet të kuptojnë se punojnë në interes të qytetarëve. Nëse është paraqitur nevojë, kjo duhet të realizohet”, deklaroi Carovska.

Theksoi se kishte edhe ndryshime të kryetarëve të komunave në pjesën më të madhe të komunave, e tani nëse paraprakisht është bërë barrierë me vetëdije të mos hapet turn i dytë për shkaqe politike, kjo është relaksuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat