Këto janë gjykatësit e rinj nëpër gjykatat e Maqedonisë

Maqedonia

Këto janë gjykatësit e rinj nëpër gjykatat e Maqedonisë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:07
Ilustrim

Këshilli gjyqësor i Maqedonis në mbledhjen e sotshme ka zgjedhur gjykatësit e rinj të gjykatave themelore, gjykatave të apelit dhe Gjykatës së lartë.

Hasan Asani është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore në Tetovë.

Emel Kranli është zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore në Resnje.

Snezhana Manev është zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovës.

Ndërsa në Dibër ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Themelore.

Nake Georgiev është zgjedhur si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shtip.

Aleksandar Kambovski është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Apelit në Manastir.

Në Gjykatë e Apelit në Shkup ka pasur 73 kandidatë, shifër rekorde kjo deri tani për këtë institucion. Tanja Milev është zgjedhur si kryetare e kësaj gjykate në kryqytet por për materialet që kanë të bëjnë me lëndë penale. Ndërsa, Zoran Gerasimovski nga Gjykata e Tetovës dhe Meleb Alija-Elezi janë zgjedhur për lëndë të materialeve për qytetarëve.

Gjykatës së Gjykatës së Lartë është zgjedhur Afrim Fidani.

Tatjana Mihajlova ka mbetur në Gjykatën e Apelit në Shkup pasi ka tërhequr kandidaturat për Gjykatën Themelore në Resnje dhe në Gjykatën e Apelit në Manastir. Mihajlova njihet për dënimet e dhëna ndaj Prokuroreve Fatime Fetai dhe Katica Janeva me nga 2000 euro për mos respektim të gjykatës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat