Shtyhet afati, hekurudha për në Shqipëri deri vitin 2030

Maqedonia

Shtyhet afati, hekurudha për në Shqipëri deri vitin 2030

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:36
Ilustrim

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve (MTL), Goran Sugarevski më deklaratë për televizionin Sitel, informoi se është përpunuar projekti për ndërtim të hekurudhës prej Kërçove deri në fshatin Linë të Shqipërisë.

Hekurudha e re do të jetë gati deri në vitin 2030, edhe pse afatet paraprake të shtetit ishin se hekurudha do të jetë gati më së voni në vitin 2022. Përgatitja e dokumentacionit të projektit ka kushtuar 10 milion euro.

Fakulteti i ndërtimtarisë pranë Universitetit “Kirili e Metodij” në Shkup, gjatë dy viteve të kaluara ka punuar në revizionin themelor të projektit për hekurudhën në gjatësi prej 62.5 kilometrash. Për këtë pjesë të projektit ishin ndarë 29.5 milion denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat