Maqedoni, 324 kërkesa për subvencionim të stufave me peletë

Maqedonia

Maqedoni, 324 kërkesa për subvencionim të stufave me peletë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 21:00
Ilustrim

Në thirrjen publike për subvencionimin e stufave me peletë janë dorëzuar gjithsej 324 kërkesa nga qytetarët e Shkupit.

Komisioni tashmë po shqyrton kërkesat e pranuara dhe inspekton stufat e instaluara tek aplikantët të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Thirrja publike në Qytetin e Shkupit filloi më 15 nëntor dhe zgjati shtatë ditë, pra deri dje.

Zyrtarët qytetit të Shkupit përmes projekteve të tilla stimulojnë shkupjanët që të shfrytëzojnë burime të energjisë që minimalisht ndotin ajrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat