Dakordohet takim i ekspertëve nga Maqedonia dhe Bullgaria për çështje nga integrimet në BE

Maqedonia

Dakordohet takim i ekspertëve nga Maqedonia dhe Bullgaria për çështje nga integrimet në BE

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 21:01
Pamje nga takimi

Shfrytëzimi i ekspertizës bullgare lidhur me përgatitjet e Maqedonisë për pranim në bashkimin Evropian, si dhe menaxhim i investimeve të financuara nga BE-ja, është dakorduar nga ana e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani, dhe zëvendëskryeministri bullgar Tomisllav Donçev, në kuadër të seancës së sotme të parë të përbashkët të Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Takimi i parë duhet të mbahet në dhjetor në Sofje, ndërsa do të përfshijë përfaqësues nga administrata e Maqedonisë dhe ekipe nga trupi koordinues qendror për menaxhim të mjeteve nga BE-ja pranë Qeverisë bullgarisë, si dhe ekspertë nga ministritë e financave, bujqësisë, ekonomisë, punës dhe politikës sociale dhe zhvillim rural.

Ideja për vendosje të mekanizmit për bashkëpunim të nivelit ekspert doli në qershor gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në Sofje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat