Maqedoni, kryeministri dhe ministrat sot do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve

Maqedonia

Maqedoni, kryeministri dhe ministrat sot do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 09:09
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 23-të në të cilën në rend dite janë edhe pyetjet e deputetëve për kryeministrin dhe ministrat. Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të qeverisë, do të ballafaqohen me pyetjet e deputetëve.

Seancën për pyetjet e deputetëve Parlamenti fillon ta mbajë 100 ditë pas formimit të qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale u shty.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca për pyetje mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, por këtë herë është shtyrë për të premten, duke pasur parasysh seancën e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në Strumicë.

Në seancë detyrimisht duhet të jenë kryeministri dhe anëtarët tjerë të qeverisë të cilët kryejnë funksione publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat