Zaevi pyetet se kur do të bëhet hetimi ndërkombëtar për “Sopotin, “Monstrën” dhe “Lagjen e Trimave”?

Maqedonia

Zaevi pyetet se kur do të bëhet hetimi ndërkombëtar për “Sopotin, “Monstrën” dhe “Lagjen e Trimave”?

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 15:04
Kryeministri Zaev

Pyetjet e shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, drejtuar kabinetit qeveritar ishin se kur do të bëhet hetimi ndërkombëtar për rastin e Sopotit, Mostrës dhe Lagjes së Trimave, të cilat sipas Gashit do t’i paraprinin reformave në drejtësi?

Kryeministri Zaev u pergjigj se do të kërkojmë nga faktori ndërkombëtar se si të gjejmë mënyrë për të bërë rigjykim. Por, sipas shefit të ekzekutivit, tani procesi i Lagjes së Trimave është ende i hapur dhe duhet të pritet përfundimisht të mbyllet çështja që të ndërmirren hapa nga jashtë.

Zaev tha se nga hetimi nderkombëtarë do të kërkohen të zbardhen dyshimet që nuk u nxoren nga drejtësia në Maqedoni, siç janë dilemat pse hyri grupi i armatosur në Kumanovë, kush ju dha atë mundësi dhe kush i ka mashtruar ata për tu armatosur. Sipas kryeministrit, shoqeri është politizuar dhe nuk ka besim tek institucionet e drejtësisë, andaj parlajmëron se qeveria do të kërkoj hetim ndërkombëtar për disa raste të caktuara.

Kurse në pyetjen e Gashit drejtuar ekzekutivit, se a është ky redifinimi i shtetit, siç po planifikohet ndryshimi i emrit dhe zgjidhja e çështjeve të hapura tjera me shtetet fqinje?

Kryeministri Zaev tha se kurbëhët fjalë për ridefinimin e gjyqësorit që të jenë të pavarura, për redifinimin e mediumeve për të qenë transparente, për redifinimin e të gjtha atyre institucioneve që do të rrisin cilesinë, qeveria është në atë kahje e drejtuar për keto lloj ridefinime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat