Osmani: Në qershor presim datë për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Osmani: Në qershor presim datë për fillimin e negociatave me BE-në

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 10:05
Ilustrim

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në Kuvend deklaroi se në qershor presin datë për fillimin e negociatave me BE-në, nëse e kryejnë punën e reformave ashtu siç duhet.

Osmani thotë se përgjegjësia politike e pushtetit dhe opozitës është marrja e datës për fillimin e negociatave. Ai ftoi për konsenzus të shumicës parlamentare dhe opozitës për plotësimin e obligimeve.

“Të ndalim agjendat partiake deri në qershor, për të arritur qëllimet, pasi që nuk e dimë se kur mund të kemi sërish një mundësi të këtillë politike”, tha Oamani.

Ai tha se detyra kryesore e Qeverisë është ta kthejë Maqedoninë në rrugën euro-atlantike.

“Në janar fillon përgatitja e raportit, ndërsa ne reformat duhet t’i zbatojmë deri më 31 dhjetor. Shtyllat kryesore janë reformat në gjyqësor, shërbimet sekrete dhe administrata publike”, deklaroi Osmani.

Osmani tha se deri më 31 dhjetor duhet të sillen ligjet për Këshillin për fakte dhe Këshillin gjyqësor për mbrojtje të dëshmitarëve, duke shtuar se periudha e ardhshme është kyçe për Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat