Qendra më e ndotur, koncentrim i lartë të PM10 e dhe në Karposh, Lisiçe dhe Gazi Babë

Maqedonia

Qendra më e ndotur, koncentrim i lartë të PM10 e dhe në Karposh, Lisiçe dhe Gazi Babë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:30
Ilustrim

Ajri më i ndotur sot në mëngjes, me koncentrim shumë të lartë të PM 2,5 grimcave, është në komunën e Qendrës, treguan matjet për cilësi të ajrit që i publikoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Të ndotur me koncentrim të lartë të PM 2,5 janë edhe Karposhi, Manastiri dhe Kumanova, ndërsa për komunat e tjera nuk ka të dhëna. Vetëm në Tetovë matja tregon nivel shumë të ulët të PM 2,5.

Image

Koncentrimi ndërkaq, të PM10 është i lartë pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit, Qendër, Karposh, Lisiçe dhe Gazi Babë, si dhe në Tetovë.

Matjet tregojnë rritje çdo ditë të ndotjes së ajrit dhe tejkalim të vlerës mesatare ditore kufitare të PM10 e cila arrin 50 mikrogram në metër kub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat