VMRO-DPMNE ogranizon protestë para Qeverisë kundër paraburgimit të Edmond Temelkos

Maqedonia

VMRO-DPMNE ogranizon protestë para Qeverisë kundër paraburgimit të Edmond Temelkos

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 14:31
Edmond Temelko

VMRO-DPMNE ka paraljmëruar protestë e cila është parashikuar të fillojë sonte në orën 19:00 para Qeverisë. Protesta do të mbahet për shkak vendimit për vazhdimin e paraburgimit për kryetarin e komunës së Pustecit, Edmond Temelko për edhe 30 ditë të tjera.

Për VMRO-DPMNE-në vendimi për paraburgim është rezultat i presioneve politike dhe nuk ka asnjë arsye për vazhdimin e paraburgimit. Sipas paralajmërimeve protesta do të vazhdojë drejt gjykatës.

Edemond Themleko me gjasa nesër mund të lerë burgun e Shutkës. Gjykata Penale të premten e vazhdoi paraburgimin edhe me 30 ditë të tjera për të, por dje Këshilli Penal e ka modifikuar këtë vendim duke sjellë një masë ndëshkuese më të lehtë, pra arrest shtëpiak. Edhe PSP-ja është dakorduar me këtë vendim për shkak të gjendjes së tij të rënduar kohët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat