Qeveria do të debatojë për Propozim ligjin për amnisti

Maqedonia

Qeveria do të debatojë për Propozim ligjin për amnisti

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 08:52
Qeveria

Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e 40-t në të cilën do të shqyrtojë çështje nga disa sfera, ndërsa mes tyre edhe Strategjinë nacionale për luftë kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, e cila është me propozim të Ministrisë së Financave.

Në mbledhje Agjencia për kadastër të patundshmërive do të parashtrojë propozim tarifor për ndryshim dhe plotësim të tarifores për lartësinë e kompensimit për shfrytëzim dhe kontroll të të dhënave nga Sistemi informativ gjeodezik-kadastral, si dhe të shërbimeve të tjera të agjencisë. 

Ministrat do ta shqyrtojnë edhe informatën për aktivitetet e ndërmarra për arritjen e marrëveshjes ndërqeveritare për implementimin e FATCA regjimit në Republikën e Maqedonisë dhe për pozicionet e SHBA-së lidhur me përdorimin e arritjes së marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë për harmonizimin e tatimeve sipas llogarive të huaja (Foreign Account Tax Compliance Act - FATCA), që ka për qëllim ta parandalojë fshehjen e tatimit nga ana e obliguesve tatimor amerikanë të cilët kanë llogari jashtë vendit. Në mbledhje do të shqyrtohet edhe informata lidhur me aktivitetet të cilat i ndërmerr Republika e Maqedonisë ndaj Konventës së Berlinit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat